“Bianconeri” kanë konfirmuar se gjatë janarit nuk do të jenë në garë për mesfushorin kroat.
Juventusi nuk është i interesuar për transferimin e Ivan Rakiticit.
Mesfushori kroat është i pakënaqur me situatën e tij aktuale tek Barcelona dhe pritet të largohet gjatë janarit.
Nënkampioni i botës me Kroacinë nuk po ka hapësira të mjaftueshme në ekipin e Ernesto Valverdes dhe e ka paralajmëruar largimin.
Kohëve të fundit flitej se Juventusi ia kishte vënë syrin ish-futbollistit të Sevillës, por gjithçka ka sqaruar drejtori sportiv i klubit italian, Fabio Paratici.
“Rakitic është lojtar i madh, por ne nuk jemi të interesuar për të”, ka thënë ai për ESPN.
Rakitic i ka zhvilluar vetëm 8 nga 13 ndeshje me Barçën në La Liga këtë sezon.
Interesim për të kanë shfaqur dy klubet italiane, Inter e Milan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.