×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi ka gjetur zëvendësuesin e Chiellinit, është një shqiptar ‘dështak’

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 10:07

    Juventusi ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafin, sipas Sky Sports në Gjermani.


    Kampioni italian është në kërkim të një zëvendësuesi për kapitenin Giorgio Chiellini, i cili e lëndoi rëndë gjurin ditë më parë dhe do të mungojë gjashtë muaj.

    Mustafi, i cili e ka humbur vendin në skuadrën e Unai Emery, është në treg dhe mund të kalojë në Serie A në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

    Përfaqësuesi i Gjermanisë nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje për Arsenalin deri tani këtë sezon.

    Përveç Mustafin, Juventusi është duke menduar edhe për Dejan Lovren, Medhi Benatia dhe Jerome Beoateng.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!