×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi mbetet i shokuar, Sassuolo shënon në minutat e fundit dhe fiton ndeshjen

    Reporteri
    27 Tetor 2021 | 20:29

    Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Juventusit dhe Sassuolos, duel ky në kuadër të xhiros së dhjetë në Serie A.

    Golin e parë në këtë takim dhe të epërsisë të parët e shënuan mysafirët përmes Frattesie në minutën e 44’të të takimit, shkruan Reporteri.net

    Por, Juventusi nuk u dorëzua, pasi barazuan rezultatin me golin e McKennie në minutën e 76’të të takimit.

    E ku po mendohej se takimi do të përfundonte me rezultatin e barabartë në 1:1, për Sassuolo golin e fitores e realizoi, Lopez në minutat shtesë të kësaj sfide.

    Kështu, me këtë humbje shokuese, Juventusi mbetet në vendin e shtatë me 15 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!