Juventusi po shikon mundësitë që ta sjellë në skuadër Jerome Boateng
‘Zonja e Vjetër’ mbrëmë mposhti Napolin 4-3, por drejtuesit e skuadrës nuk janë të kënaqur me fazen e mbrojtjes dhe tani dëshirojnë ta sjellin në Torino futbollistin e Bayernit, Jerome Boateng, shkruan Reporteri.net
Chiellini ka lënduar ligamentet e gjurit dhe do të jetë jashtë për një kohë të gjatë, Matthijs de Ligt nuk po tregon performancë të mirë dhe kështu drejtuesit e klubit dëshirojnë që t’ia lehtësojnë punët Sarrit me afrimin e Boatengit.
Gazeta gjermane Bild raporton se 31 vjeçari sot nuk ka stërvitur me Bayernin dhe se brenda pak orëve pritet që të udhëtojë në drejtim të Torinos për ta kompletuar transferimin te Juventusi.
Alternativa tjera të Juventusit në rast se dështon transferimi i Boatengit janë edhe Samuel Umtiti dhe Ezequeiel Garay. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.