×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi planifikon një ofertë të çmendur për Van Dijku-n

    Reporteri
    02 Shkurt 2020 | 10:30

    Sipas një raporti të fundit nga Anglia, Juventusi po planifikon një ofertë për afatin kalimtar të verës për mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk.


    “The Sun” raporton se Van Dijk po shkëlqen këtë sezon me Liverpoolin, ndoshta një transfer i tij mund të ndodhë në verë, kjo pasi 28-vjeçari ka arritur gjithçka që i duhet një lojtari në kampionatin anglez, shkruan Reporteri.net.

    Gazeta anglez thotë se Juve janë gati për një ofertë të madhe prej 150 milionë për holandezin.

    Juve janë duke u përpjekur të rindërtojnë mbrojtjen e tyre, pasi Giorgio Chiellini është 35 vjeçar dhe Leonardo Bonucci është 32 vjeçar.

    Partneri i Van Dijk për kombëtaren, Matthijs de Ligt, ishte blerë në verën e kaluar për 75 milionë euro, por ka luftuar të rimarrë formën që ai tregoi për Ajax sezonin e kaluar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!