×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi pranë finalizimit me Rabiot, por larg De Ligt

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 8:35

    Adrien Rabiot pritet ta finalizojë kalimin në Juventus gjatë ditës së sotme, por jo edhe Matthijs de Ligt, i cili megjithatë pritet t’i bashkohet Barcelonës, sipas mediave katalonase.


    Sipas uebsajtit të Gianluca Di Marzios, Rabiot do të bëhet lojtar i Juventusit zyrtarisht më 1 korrik, një ditë pasi t’i mbarojë kontrata me Paris Saint-Germainin, transmeton Gazeta Express.

    Ai do të bëhet mesfushori i dytë që i bashkohet Juves si lojtar i lirë këtë verë, pas atij uellsian, Aaron Ramsey.

    Ndërkohë, Mundo Deportivo në Spanjë raporton se kalimi i qendërmbrojtësit të shumëkërkuar De Ligt në Barcelonë është ende i mundur.

    Juve u fut papritmas në garë për mbrojtësin e Ajaxit duke mbajtur bisedime me agjentin e tij, Mino Raiola, për blerjen e mundshme të tij për 70 milionë euro.

    Në anën tjetër, Sky Sport Italia raporton se oferta e bardhezinjve për pagë vjetore 7.5 milionë euro plus bonuse, është shumë më e vogël sesa kërkesa e adoleshentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!