Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pranuar të zëvendësojë Massimiliano Allegrin si trajner i Juventusit.
Allegri ka kontratë me Juventusin deri në Qershor të vitit 2020 por mund të largohet qysh në verën e këtij viti.
Shefat e Juventusit po vlerësojnë mundësitë e tyre dhe Guardiola besohet të renditet lartë në listen e dëshirave të ‘Zonjës se Vjetër’.
Sipas gazetarit italian, Luigi Guelpa, informacioni ka ardhur nga i njejti burim i cili dha lajmin për largimin e Cristiano Ronaldos nga Madridi për Juventus, transmeton Reporteri.net.
“Unë kam kuptuar se Pep Guardiola veçse ka arritur marrëveshje verbale me Juventusin për 4 vitet e ardhshme. Është i njejti person që më tregoi mua se Ronaldo do të transferohej në Juventus” ka thënë Guelpa për Radio CRC.
Në anën tjetër Guardiola ka kontratë me Manchester Cityn deri në Qershor të vitit 2021.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.