Georgina Rodriguez ka zbuluar se, edhe pse dëshiron të martohet me Cristiano Ronaldo, për momentin ata janë të zënë me disa plane të tjera shumë interesante.
Edhe pse veten e përshkruan si vajzë e thjeshtë, Rodriguez është e vetëdijshme se jeton një jetë madhështore.
“Gjithmonë e kam pasur këtë idenë e të qenet grua e lumtur me burrin, me fëmijët, dhe këtë e kam”, tha Georgina për Mediaset.
“Kam fëmijë të mrekullueshëm, kam një burrë i cili më dashuron dhe kujdeset për mua. Unë e dashuroj atë, kujdesem për të, e adhuroj, e admiroj sepse ai është person shumë i mirë dhe jam e lumtur që e ndaj jetën me të”, shtoi ajo.
Partnerja e sulmuesit të Juventusit zbuloi pse ata nuk janë martuar ende.
“Martesën e kemi në planet tona, por momentalisht kemi shumë plane interesante për të ardhmen. I kemi katër fëmijë të cilët duhet t’i arsimojmë prandaj jemi shumë të përqendruar në ta”, zbuloi ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.