×
  • Sport
  • Sport

    Kadal beg se ka hendek, një korean tregon se si driblohet mbrojtësi më i mirë në botë

    Reporteri
    02 Tetor 2019 | 23:20

    Hee-Chan Hwang e ka bërë atë që s’kanë mundur ta bëjnë as lojtarë si Messi, Ronaldo, Suarez e shumë yje të tjerë të botës së futbollit


    Virgil van Dijk e provoi sot se si është të driblohet nga kundërshtarët, shkruan Reporteri.net

    E për ironi del një lojtar i kalibrit të Hee-Chan Hwang që turpëroi holandezin gjatë ndeshjes Liverpool-Salzburg që përfundoi 4-3 për ‘Të Kuqtë’.

    Sulmuesi korean me mjeshtri e kaloi Van Dijkun për të shënuar një gol të bukur më pas në portën e Adrianit.

    Në videon e mëposhtme mund ta shihni se si Hëang e kaloi mbrojtësin më të mirë në botë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!