×
  • Sport
  • Sport

    Kaka flet me nostalgji për derbin e qytetit të Milanit, kujton edhe golin e parë

    Reporteri
    08 Shkurt 2020 | 10:45

    Ish-mesfushori i Milanit, Kaka, ka thënë se e adhuron Zlatan Ibrahimovicin për motivimin e tij dhe e ka kujtuar golin e tij të parë në Derby della Madonnina, që e kishte shënuar me kokë pas një harkimi nga Gennaro Gattuso.


    Fituesi i Topit të Artë në vitin 2007 e dha një intervistë për gazetën italiane La Gazzetta dello Sport para derbit Inter – Milan të kësaj fundjavë dhe foli për të dyja anët e qytetit.

    Kaka u pensionua në vitin 2017 kur ishte 35-vjeçar, ndërsa Ibrahimovic është duke luajtur ende në Serie A, që është ndër to pesë ligat e Evropës, përkundër që është 38-vjeçar.

    “Është shumë bukur ta shohësh Ibran ende aq të motivuar, por unë s’jam penduar kurrë që e kam lënë fushën e blertë në të kaluarën time”, ka thënë Kaka.

    Kaka luajti për herë të parë në Derby della Madonnina në sezonin 2003/04 dhe kishte shënuar në debutimin e tij në këtë derbi.

    “Të jep shumë vetëbesim. Topin ma harkoi nga ana e majtë Gattuso, pastaj unë shënova me kokë, që ishte e rrallë!”, shtoi Kaka.

    Milani u përball me Interin në Ligën e Kampionëve në sezonin 2004/05 dhe Kaka thotë se ato ishin kujtimet më të dashura për të.

    “Ato derbi në Ligën e Kampionëve ishin të preferuarat e mia. Unë gjithmonë kam thënë se ky derbi është një ndeshje e veçantë, por takimet me ta në Evropë ishin me të vërtetë unike”, tha braziliani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!