×
  • Sport
  • Sport

    “Kam mundur të jem si Messi e Ronaldo, por nuk kam dashur”

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 11:17

    Wesley Sneijder ka thënë se ka mundur që të jetë si Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, por një gjë të tillë nuk ka dashur ta bëjë në kohën kur ishte futbollist


    Wesley Sneijder ka qenë njëri ndër mesfushorët më të mirë të kohës së tij, derisa kulmin e karrierës kishte arritur më 2010 kur kishte fituar tripletën me Interin dhe ishte në finale të Kupës së Botës me Holandën, shkruan Reporteri.net

    Holandezi ka dhënë një deklaratë interesante së fundi duke thënë se ai mund të ishte në të njëjtin nivel me Messin e Ronaldon, por një gjë të tillë nuk dëshironte të bënte.

    “Unë duhet të jem i sinqertë, unë mund të isha përmendur njëjtë si Messi dhe Ronaldo nëse do të kisha qenë 100% i përkushtuar në futboll. Nuk është se nuk e kam pasur mundësi të jem si ata, por thjesht nuk kam dashur,” ka thënë Sneijder. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!