Vështirësitë ekonomike nuk e kanë ndrydhur ambicien e boksierit vlonjat Klevis Çelaj për t’u bërë kampion.
Me financa të kufizuara, gjithçka bëhet edhe më e vështirë, por në kampionatin kombëtar të zhvilluar në nëntor, ai triumfoi në kategorinë elitë për të rritur në pesha 52 kg duke treguar se me sakrificë dhe punë gjithçka mund të arrihet.
Pavarësisht gjithçkaje Klevisi, gjen forcën për të realizuar ëndrrën e tij, duke u stërvitur me një thes boksi të vendosur në ambientet e shtëpisë, të cilin edhe atë ja kanë dhuruar. Mbështetje nga Bashkia e Vlorës dhe Federata Shqiptare e Boksit, mungon, por ai nuk dorëzohet.
Shpërblim prej 14 mijë lekë të reja, që mori pas medaljes nuk i mjafton as për bazë materiale. E ëma e Klevisit, Vasilika Çelaj, tregon sesi prej 8 vitesh djali i saj ëndërron të bëhet boksier. Me lot në sy ajo flet për vështirësitë ekonomike, të cilat penalizojnë djalin e saj të stërvitet në kushte normale.
Vasilika rrëfen sesi një familje me 5 persona duhet të jetojnë me kempin që merr e motra e cila vuan nga problemet mendore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.