Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll
Feronikeli e ka mposhtur në udhëtim Dukagjinin me rezultat të pastër 2-0, shkruan Reporteri.net
Golat për Niklin në këtë takim u shënuan nga Kastriot Rexha dhe Mevlan Zeka.
Në ndeshjen tjetër Drita dhe Trepça 89 luajtën baraz 1-1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Arb Manajt, ndërsa golin e barazimit për Intelektualët e shënoi Fortunato.
Kujtojmë që më vonë luhet ndeshja Prishtina-Gjilani në stadiumin Fadil Vokrri. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.