Ditë më parë derisa po luhej ndeshja ndërmjet Borussia Dortmund dhe Leipzig, ku Leipzig arriti fitore të thellë ndaj klubit ku luan Haaland, televizioni rus ndaloi së transmetuari këtë ndeshje, përcjell Reporteri.net.
Ndeshja po transmetohej në “Match TV”, e që arsyet e ndalimit të transmetimit të kësaj ndeshje ishin mesazhet e qarta pro Ukrainës të cilat u shfaqën në “Signal Iduna Park”.
E, e njëjta ndodhi pësëri të dielën, në ndeshjen ndërmjet Borussia M’gladbach dhe Mainz.
Kjo ndodhi sepse në ekran u shfaq apeli “Stop luftës”.
Vlen të përmendet se liga gjermane (DFL) kishte vendosur të mos ndërpresë përhapjen e transmetimit të ndeshjeve të Bundesligës në territorin rus, në mënyrë që njerëzit të shohin apelet e shumta kundër luftës.
Megjithatë, aktet e fundit të censurës mund ta bëjnë DFL-në të ndërpresë menjëherë marrëdhëniet me transmetuesin rus.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.