×
  • Sport
  • Sport

    Kapiteni i Çekisë me një deklaratë të çuditshme: Kur e helmon Kosovën, lojtarët e humbin kokën

    Reporteri
    05 Shtator 2019 | 13:55

    Marek Suchy ka dhënë një deklaratë të çuditshme në prag të ndeshjes Kosovë-Çeki që do të luhet të shtunën me fillim nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrri


    Kapiteni i Çekisë, Suchy ka thënë se kanë analizuar mjaftë mirë skuadrën e Kosovës, ku ka përmendur që kanë një sulm të fortë, shkruan Reporteri.net

    Por, Suchy si duket e ka ‘gjetur’ edhe pikën e dobët të Kosovës.

    “I kemi analizuar në video dhe ata janë të shkëlqyeshëm në sulm, por kanë edhe mbrojtje të sofistikuar. Mund të themi se janë mjaft kompleks dhe të përgatitur mirë,” ka thënë Suchy.

    “Jam i sigurt se do të jenë të mbushur me energji nga përkrahja e mijëra spektatorëve. Por ata kanë një problem që kur i helmon e humbin kokën,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!