Që nga ardhja e Xavi Hernandez në krye të Barcelonës, klubi katalanas është duke munduar të rikthehet në formën me të mirë të mundshmë.
Blaugranët aktualisht mbajnë pozitën e shtatë në tablë me 23 pikë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas raportimit të ‘Mundo Depertivo’ thuhet se Barca është duke tentuar transferimin e anëtarit të Manchester Cityt, Ferran Torres.
Mediumi spanjoll po ashtu ka bërë të ditur se Barcelona është duke ofruar 50 milionë euro për blerjen e Torres, kurse ‘Citizens’ janë duke kërkuar 60 milionë.
Gjithçka mbetet të shihet në vazhdim pasi akoma nuk ka asgjë zyrtare nga ndonjëra palë.
21 vjeçari iu bashkua Cityt vitin 2020 dhe ka kontratë deri në vitin 2025.
Torres gjatë këtij sezoni ka shënuar dy gola në katër paraqitje deri tani./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.