×
  • Sport
  • Sport

    Karius flet për makthin e Kievit, tregon se kush ka faj për paraqitjen e tmerrshme të tij

    Reporteri
    05 Tetor 2019 | 11:03

    Loris Karius nuk do të harrohet asnjëherë nga tifozët e Liverpoolit për paraqitjen e tmerrshme në finalen e Kievit kundër Real Madridit


    Real Madridi dy vite më parë e mposhti Liverpoolin 3-1 në finalen e Ligës të Kampionëve që u mbajt në Kiev, shkruan Reporteri.net

    Gjërat në atë takim për Liverpoolin nuk shkuan mirë qysh në fillim të ndeshjes ku Salah u lëndua pas një dueli me Ramosin.

    Imazh i ngjashëmMë pas Reali filloi dominimin e lehtë, por ishte Karius ai që ia ndihmoi në dy gola. Portier gjerman gabon në dy raste me Benzeman e Bale që shënuan në portën e Liverpoolit.

    Karius tani në një intervistë për Daily Mail ka folur edhe një herë për natën më të tmerrshme të tij. Ai thotë se ishte i dëmtuar dhe kjo gjë nuk u marrë parasysh asnjëherë.

    “Kievi është një makth, por unë nuk mendoj më për këtë,” ka thënë Karius.

    “Ka kaluar kaq shumë kohë, njerëzit mund të thonë atë që duan, nuk më intereson. Ka pasur kaq shumë rrethana negative në atë mundësi, përfshirë një dëmtim që askush nuk donte ta merrte në konsideratë. Ata më diagnostikuan me një tronditje, të cilën nuk e akuzova në atë kohë sepse adrenalina ishte shumë e madhe.

    Rezultate imazhesh për loris karius cryingTutje ai tha se është shumë i kënaqur që Liverpooli fitoi Ligën e Kampionëve këtë edicion dhe tregoi se akoma flet me trajnerin e portierëve të skuadrës nga Anfield.

    “Jam i kënaqur që ata fituan Ligën e Kampionëve. Do të shohim se si përfundon. Unë ende flas me trajnerin e portierëve dhe me disa prej lojtarëve,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!