Beshiktash “peshkon” në Prishtinë talentet e të ardhmes dhe ka filluar duke siguruar pasardhësin e Loris Karius në katërkëndorin e tij.
Klubi i njohur turk ka siguruar një marrëveshje bashkëpunimi me klubin e Prishtinës dhe sipas mediave turke, një nga pikat e këtij bashkëpunimi përfshin edhe gardianin e kësaj skuadre, Visar Bekaj.
Mediat turke sqarojnë se Bekaj duhej të transferohej te Hofenhajm në Gjermani, por marrëveshja dështoi për shkak të dokumentacionit. Megjithatë, paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e Beshiktash i cili do të finalizojë në verë transferimin e gardianit që është pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës. Për 22-vjeçarin kjo është mundësia e artë e karrierës për të shkuar në një kampionat më të fortë, gjë të cilën e kërkon prej shumë vitesh.
Ndërkaq, Beshiktashi do të hapë një shkollë futbolli në bashkëpunim me Prishtinën në Kosovë, si dhe do të huazojë në radhët e skuadrës së drejtuar nga Armend Dallku talentet e saj që nuk kanë hapësira të aktivizohen me klubin e Superligës turke. Pak ditë më parë, drejtues të Beshiktash deklaruan se do të monitoronin edhe kampionate si ai shqiptar, i Maqedonisë së Veriut apo Malit të Zi për marrëveshje të ngjashme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.