×
  • Sport
  • Sport

    “Karnavali i Rios”: Neymar u ndëshkua me qëllim me karton të kuq

    Reporteri
    24 Shkurt 2020 | 12:02

    PSG fitoi 3-2 në ndeshjen e Ligue 1 kundër Bordeaux në kuadër të xhiros së 26-të.


    Neymar u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes dhe do të mungoj në ndeshjen e fundjavës.

    Sipas AS, braziliani si duket u ndëshkua me qëllim, pasi ka plane për udhëtim gjatë javës.

    Ylli i PSG-së do të udhëtoj për në Rio de Janiero për të marrë pjesë në karnavalet që organizohen atje.

    Ato kanë filluar të premten dhe do të vazhdojnë deri të mërkurën.

    Neymar nuk është i obliguar të marr pjesë në stërvitje me klubin dhe do të jetë i pranishëm në dy natët finale të karnavaleve të Rios.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!