×
  • Sport
  • Sport

    Kastriot Imeri shënon eurogol për Zvicrën U21

    Reporteri
    25 Qershor 2023 | 19:31

    Sulmuesi i Young Boysit, Kastriot Imeri, ka shënuar supergol për Zvicrën U21 në Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjeorgji dhe Rumani.

    Zvicra U21 është duke u mposhtur nga Italia U21 në kuadër të Grupit D.

    Pjesa e parë u mbyll 3:0 në të mirë të italianëve. Por ishte Imeri ai që nisi rikthimin e madh.

    Imeri me plasim të bukur të topit në minutën e 47-të, shënoi për 3:1. Zeki Amdouni e shënoi golin për 3:2 në minutën e 52-të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!