Të enjten do të zhvillohet ndeshja e pestë finale mes Trepçës dhe Pejës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në palestrën sportive “Minatori”, nga ora 20:00.
Ndeshja pritet të jetë tejet interesante për faktin se skuadra fituese do të shpallet edhe kampione e Kosovës për këtë sezon.
KB Peja ka njoftuar se për këtë ndeshje do të ketë organizim edhe në shtëpinë e tyre, në palestrën “Karagaçi”.
Kujtojmë se si Peja, ashtu edhe Trepça, janë në kërkim të titullit të kampionit pas një dekade.
Peja për herë të fundit ishte shpallur kampione në vitin 2013, kurse Trepça më 2012.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.