×
  • Sport
  • Sport

    Kelmendi: Nuk jam pishman që refuzova milionat, mënyra si më trajtojnë njerëzit në Kosovë nuk ka para që e paguan

    Reporteri
    19 Prill 2022 | 15:52
    RIO DE JANEIRO, BRAZIL - AUGUST 07: Majlinda Kelmendi of Kosovo (blue) celebrates winning the gold medal as Odette Giuffrida of Italy looks dejected during the Women’s -52kg gold medal final on Day 2 of the Rio 2016 Olympic Games at Carioca Arena 2 on August 7, 2016 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

    Fituesja e medaljes së artë në Lojrat Olimpike, Majlinda Kelmendi ka qenë pjesë e ceremonisë së ditës të shënimit të veteranëve mbi betejën e Koshares, përcjell Reporteri.net. 

    Kampionja kosovare, bashkë me trajnerin Driton Kuka u nderuan me çmimin “Ditët e Shqipes”.

    E, pasi e pranoi këtë çmim Kelmendi tha se ka njerëz që e pyesin nëse është bërë pishmane për refuzimin e milionave nga shtete të ndryshme, por thekson se ajo nuk është pishman aspak, derisa shtoi se mënyra se si e shohin njerëzit në Kosovë “nuk ka para që mund ta blejë”.

    “Shumë njerëz më pyesin sot nëse jam pishman që i kam refuzuar milionat që më kanë ardhur nga shtete të ndryshme dhe unë kam vendosur ta përfaqësoj Kosovën kështu që nuk jam pishman aspak. Mënyra se si më shohin njerëzit, se si më trajtojnë sot në Kosovë nuk ka para që mund ta blejë. Kështu që nder dhe respekt të jashtëzakonshëm për Ushtrinë Çlirimtarë të Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

    Trajneri dhe kampionja kosovare u vlerësuan lartë për punën dhe përkushtimin e madh në sport, i cili i solli rezultate kulminante Kosovës.

    E, çmimin për Kelmendin si dhe Kukën e ndajti Rrustem Berisha, i cili ishte edhe komandant i kësaj brigade.

    Pas ndarjes së çmimit Kuka u shpreh i nderuar me çmimin e marrë teksa shoti se ai dhe garuesit e tjerë po e ndjekin rrugën e luftëtarëve.

    Ndërsa, Majlinda Kelmendi tha se ndihet krenare që e ka ngritur lart flamurin shtetëror të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!