×
  • Sport
  • Sport

    Kemal Ademi akoma i pavendosur se për cilën Kombëtare do të luajë

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 11:16

    Kemal Ademi u përfol se do të jetë prurja e re në Kombëtaren e Kosovës


    Madje kishte zëra se ai e kishte kontaktuar të parin e FFK-së, Agim Ademin për t’ia shprehur dëshirën që të luajë me Kosovën, shkruan Reporteri.net

    Por, tani është vetë futbollisti me origjinë nga Prizreni që ka thënë se akoma është i pavendosur se cilën Kombëtare do ta përfaqësojë.

    “Tani për tani, nuk është e qartë se në cilin ekip kombëtar do të luaj. Ndodh në Kosovë, Zvicër. Kur fola me familjen time për këtë situatë, ata më thanë se duhet të presë,” ka thënë Ademi për ‘Sabah’.

    “Jam në një klub të ri dhe duhet të përqendrohem këtu. Dua të mendoj dhe të marrë një vendim të duhur pa e stresuar veten,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!