×
  • Sport
  • Sport

    Kepa gabon Mane shënon: Porteri më i shtrenjtë në botë vjen me një tjetër gafë

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 18:50

    Kepa Arrizabalaga ka bërë një gafë të madhe në ndeshjen kundër Liverpoolit


    Liverpool po fiton 2-0 ndaj Chelseat në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë në Premier Ligë, shkruan Reporteri.net

    Të dy golat për ‘Të Kuqtë’ i shënoi Sadio Mane në minutat 50′, 54′.

    Te goli i dytë fajtor ishte Kepa që bëri një gafë të pafalshme ku ia dhuroi topin Manes, i cili nuk e pati të vështirë më pas të shënonte gol.

    Kujtojmë që Kepa është portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit ku Chelsea kishte paguar 80 milionë euro për të. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!