Tekniku i Interit Antonio Conte është kërcënuar me jetë nëpërmjet një letre anonime që i ka mbërritur në shtëpi, ku kishte brenda edhe një plumb. Vetë Conte ka bërë denoncimin në polici dhe kjo e fundit ka vendosur të mbajë nën vëzhgim teknikun zikaltër.
Paraprakisht gjendja e vigjilencës ndaj Contes është nga më të ulëtat që parashikohet për raste të tilla në Itali, pasi policia e shikon këtë kërcënim si jo fort real, duke qenë se gjëra të ngjashme kanë ndodhur shpesh me personazhe publikë.
Megjithatë policia po bashkëpunon me postën që solli letrën, në përpjekje për të gjetur emrin e dërguesit, ndërsa patrulla tani kalon më shpesh nga banesa e Contes, për t’u garantuar që nuk rrezikohet asgjë.
Niveli i rrezikut është thuajse minimal, teksa Conte banon në një apartament poshtë zyrave të klubit zikaltër dhe ky kërcënim duket se ka prishur sadopak qetësinë e një grupi që po bën mjaft mirë dhe po tenton të thyejë hegjemoninë e Juventusit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.