Tri takime, tri barazime e tri humbje, është bilanci i Vëllaznimit këtë edicion në Ligën e Parë
Skuadra gjakovare që ende nuk e ka shijuar fitoren e parë gjendet në pozitën e fundit të tabelës në rangun e dytë të garave të futbollit kosovar.
Për këtë gjendje të një nga klubet më me renome në Kosovë, kanë reaguar tifozët “Kuqezinjet e Jakoves”, në rrjetet sociale.
“Gjendja në të cilën gjendet KLUBI YNË nuk është e rastësishme si nuk janë të rastësishme as thirrjet e pothuaj të gjitha partive politike në prag të zgjedhjeve… jemi djemtë e qytetit JEMI ARGAT e klubit ndërsa disa njerëz që tentojnë për interesa personale të destabilizojnë KLUBIN TONË i ftojmë që ta vizitojnë stadiumin dhe të paguajnë bileten dhe ta shohin ndonjë ndeshje dhe në të njejten kohë po ju lojim një porosi këtu që ato plane që i keni harroni qe keni me mujt mi realizu ndonjëherë. NE JEMI ME KLUBIN EDHE SIKUR TË GAROJMË NË LIGEN AMATORE !!!! Në ditët në vijim per veprimet e antarëve nuk mbajmë përgjegjësi ! KUQEZINJËT E JAKOVES”, thuhet në shkrimin e publikuar nga kjo tifozëri në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Vëllaznimi në mesjavë udhëton drejt Kastriotit, ku do të takohet me KEK-un.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.