×
  • Sport
  • Sport

    Kështu feston Ronaldo për Realin pas golit të Vinicius

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 8:29

    Edhe Ronaldo i është gëzuar golit të Vinicius Junior.


    ‘El Clasico’ e dytë për këtë edicion i ka takuar Real Madridit.

    Skuadra e Zinedine Zidane ka mposhtur 2-0 Barcelonën në “Santiago Bernabeu”, me golat e Vinicius Junior dhe Mariano, raporton Gazeta Express.

    I pranishëm në ‘Santiago Bernabeu’ ishte edhe Cristiano Ronaldo.

    Për shkak të ndërprerjes së ndeshjes Juventus – Inter, ai gjeti kohë që të mbështesë ish skuadrën me të cilën luajti për 9 sezone dhe shënoi 450 gola në 438 takime dhe dhuroi 131 asistime.

    Natyrisht, CR7 duket se ende i rrah zemra për Realin dhe iu gëzua tej mase golit të Vinicius Junior, kurse ky i fundit festoi në fund si ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!