Ish-sulmuesi i Manchester United dhe legjenda e Bullgarisë, Dimitar Berbatov, duket se do të jetë në “Vasil Levski” për ta mbështetur nga afër të tijtë.
Berbatov beson në fitore sonte kundër Kosovës.
Sulmuesi bullgar, që ka bërë 78 paraqitje për Bullgarinë dhe ka shënuar 48 gola, ka publikuar një video në rrjetet sociale duke treguar se është në Sofje, për të mbështetur të tijtë kundër Kosovës.
“Njerëz, përshëndetje nga kryeqyteti i Bullgarisë, Sofie”, tha fillimisht Berbatov.
“Java është duke filluar fuqishëm, kështu që le të fitojmë sonte”.
Pas barazimit 1-1 me Malin e Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, Kosova sonte do të kërkojë pikët e plota kundër Bullgarisë, ndeshje që do të zhvillohet nga ora 20:45 në Sofje në “Vasil Levski”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.