Në Kampionatin e Mediteranit që u mbajt në fundjavën e kaluar në Turqi, karateistët kosovarë fituan 8 medalje.
I vetmi që fitoi medaljen e artë ishte Rigon Baruti në kategorinë e kadetëve deri 57 kilogram. Gjatë rrugëtimit deri te ky sukses, Baruti mposhti dy serbë të cilët mbetën në pozitën e 2-të dhe të 3-të.
Pas rikthimit në Kosovë, ai u prit me lule si hero nga kolegët karateistë, shokët dhe shoqet e tij në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Ndryshe, nga 8 medaljet e fituara në Antali të Turqisë, 5 ishin të bronzta dhe 2 të argjenta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.