Kosova do të luaj ndeshje miqësore kundër Suedisë më 12 janar në Doha të Katarit.
Ky do të jetë një shans i mirë për trajnerin Bernard Challandes që të eksperimentoj me futbollistë të rinj.
Megjithatë, “dardanëve” do të ju mungojnë shumë futbollistë, ngase data kur do të zhvillohet ndeshja nuk korrespondon me datat zyrtare të FIFA-së, andaj klubet nuk janë të detyruara që të lëshojnë futbollistët, shkruan Indeksonline.
Në atë periudhë, shumica e kampionateve janë në zhvillim për këtë arsye Kosovës pritet t’i mungojnë futbollistët kryesorë si Vedat Muriqi, Bersant Celina, Amir Rrahmani e Mërgim Vojvoda.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.