×
  • Sport
  • Sport

    Këta janë gjyqtarët e caktuar nga FIFA për ndeshjen e Zvicrës ndaj Serbisë

    Reporteri
    01 Dhjetor 2022 | 23:49

    FIFA ka caktuar tashmë për ndeshjen vendimtare të Zvicrës në Kupën e Botës “Katar 2022”, kundër Serbisë.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet më 2 dhjetor, teksa pritet të përcaktojë përfundimisht se cila përfaqësuese do të kalojë në 1/8 e finales.

    Fernando Rapallini është caktuar në rolin e gjyqtarit kryesor, teksa ndihmësit e tij do të jenë Juan Pablo Belatti dhe Diego Bonfa.

    Kevin Ortega është i caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

    Kujtojmë se Zvicra është e dyta në Grupin G me 3 pikë, teksa Serbia është e treta me 1 pikë.

    Brazili prin në këtë grup me 6 pikë, kurse Kameruni është i fundit me 1 pikë.

    Edhe sfida Brazil – Kamerun do të zhvillohet të premten. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!