×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohen gjyqtarët e xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës

    Reporteri
    08 Prill 2022 | 16:34

    Në këtë fundjavë pritet të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 28-të në kuadër të Superligës në futboll, përcjell Reporteri.net.

    Ndërkaq, sot veçse janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë duelet e kësaj jave në elitën e futbollit kosovar.

    Dardan Çaka do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen e së shtunës ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit.

    Asistentët e tij do të jenë Fatlum Berisha dhe Meriton Berisha. Në VAR është caktuar Bardh Ajeti dhe Fatmir Sekiraqa.

    Të dielen zhvillohen tri ndeshjet mjaft interesante.

    Genc Nuza do ta drejtojë ndeshjen Ulpiana – Llapi, me asistentë Lumturije Muhadri dhe Hekuran Osmani, ndërsa në VAR është caktuar Mervan Bejtullahu dhe Isak Ceroviku.

    Foto:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!