Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Manchester United mbrëmë është eliminuar nga Barcelona në Ligën e Kampionëve dhe është bindur se ka nevojë për transfere gjatë verës.
Ai ka thënë se ka një detyrë mjaft të vështirë për ta rindërtuar skuadrën e tij, pasi u eliminua bindshëm nga katalanasit, shkruan Reporteri.net
Solskjaer kërkon që ta përforcoj çdo repart me nga një futbollist cilësor. Deri më tani objektivat e tij që dihen janë; mborjtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, qendërmbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, tre super talentët anglez, Jadon Sancho, Declan Rice dhe Aaron Ëan-Bissaka si dhe mesfushorin e Atletico Madridit, Saul Niguez.
Por, në Manchester United do të ketë edhe largime të shumëta. Ander Herrera do të largohet në drejtim të PSG-së, Antonio Valencia do të largohet nga klubi, si dhe e ardhmja e Juan Matas, Matteo Darmian, Marcos Rojo, Alexis Sanches dhe e Eric Baillyt është në dyshim.
Kujtojmë që Manchester United pati një start të mirë me norvegjezin në fillim, duke shënuar rreth 14 ndeshje pa humbje por tani janë në një krizë të rezultateve duke humbur 5 nga 7 përballjet e fundit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.