×
  • Sport
  • Sport

    Lojtarët të cilët nuk fituan kurrë Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    08 Prill 2022 | 22:14

    Liga e Kampionëve(UEFA Champions League) është një garë e futbollit, e cila organizohet për çdo vit nga UEFA, ku garojnë klubet elitare të ligave Evropiane, shkruan Reporteri.net.

    Liga e Kampionëve është një nga formatet më prestigjoze të botës së futbollit, njëkohësisht kompeticioni më prestigjoz i futbollit Evropian, që luhet nga klubet fituese të kampionateve, për disa shtete edhe katër pozitat e para hyjnë automatikisht në këtë kompeticion.

    Rëndësia e kësaj gare është e madhe, aq sa shumë lojtarë edhe u pensionuan me një ‘merak’ që të fitojnë këtë trofe të këtij kompeticioni.

    Lojtarëve që iu mungon ky trofe janë: Lilian Thuram, Lothar Matthaus, Fabio Cannavaro, Cesc Fabregas, Patrick Vieira, Zlatan Ibrahimovic, Francesco Totti, Michael Ballack, Ronaldo Luis Nazario de Lima, i njohur si Ronaldo si dhe Dennis Bergkamp, si dhe Sergio Aguero.

    Vlen të theksohet se nga lojtarët e lartëcekur të cilët nuk kanë fituar kurrë trofeun e Ligës së Kampionëve, janë vetëm tre lojtarë të cilët aktualisht janë ende të pa pensionuar.

    Në futboll ende aktiv mbetet Zlatan Ibrahimovic, i cili aktualisht është lojtar i AC Milan, ku dhe u ftua nga kombëtarja suedeze që të jetë pjesë e saj në ndeshjet kualifikuese për Katar 2022, por që u eleminuan në fazë të play-off nga Kombëtarja e Polonisë.

    Ende aktiv është është edhe ish portieri i Italisë, Gianlugi Buffon, i cili iu është bashkuar klubit italian, Parma, klub ky i cili 44 vjeçari kishte nisur karrierën e tij.

    Në listën e lojtarëve të cilet ende janë të pa pensionuar e që janë pa këtë trofe, bën pjesë dhe ish mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, i cili iu bashkua klubit të Monaco të Francës si lojtar i lirë më 2019.

    Ndërkaq, Aguero është pensionuar për shkak të problemeve në zemër, teksa kishte shprehur disa herë se po ikte nga Manchester City me një ëndërr, ëndërr kjo e cila ishte të fitonte Ligën e Kampionëve me gjigantin anglez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!