×
  • Sport
  • Sport

    Këta lojtarë të Barcelonës i uruan mirëseardhje Griezmannit

    Reporteri
    14 Korrik 2019 | 21:57

    Lojtarët e Barcelonës u bashkuan të dielën për turin para-sezonal dhe i lejoi Antoine Griezmannit të njihej me shumë me ata që do të luajë së bashku në ediconin 2019/20, ndërsa francezi u prit ngrohtësisht nga shokët e tij të ri të skuadrës.


    Pavarësisht shqetësimeve se si do të mirëpritej, dita e parë e sulmuesit vështirë se do të kishte shkuar më mirë, pasi Marc-Andre ter Stegen, Ivan Rakitic dhe shumë të tjerë hapën krahët për ta përqafuar francezin.

    Lionel Messi dhe Luis Suarez janë dy lojtarët që ende nuk janë kthyer nga pushimet pas angazhimeve në Kupën e Amerikës, dhe dyshja janë lojtarët që do luajnë bashkë me Griezmann në fazën ofanzive, por të pranishmit këtë fundjavë ishin të lumtur ta shihnin atë, përcjell lajmi.net.

    Griezmann tashmë ka luajtur bashkë me disa prej lojtarëve të Barcës, përkatësisht Samuel Umtitin, Jean-Clair Todibo dhe Clement Lenglet me Francën.

    Ish-ylli i Atletios kaloi në ‘Camp Nou’ për shumën rekord prej 120 milionë eurove.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!