Athletic Bilbao ka nënshkruar një kontratë me futbollistin e tyre, Inaki Williams që do ta mbajë lojtarin në ekipin spanjoll deri në vitin 2028.
Një kontratë e gjatë, të cilën rrallëherë mund ta hasim në botën e futbollit. Kontratë të ngjashme ka edhe Saul Niguez i Atletico Madridit i cili pat nënshkruar kontratë 7-vjeçare me klubin, shkruan Reporteri.net
Inaki Williams është 25-vjeçar ndërsa iu bashkua klubit bask në vitin 2014.
Spanjolli do ta ketë një klauzolë lirimi prej 135 milionë euro./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.