Atletico Madrid ka shpenzuar 126 milionë euro për të sjellë në ‘Wanda Metropolitano’ talentin Joao Felix nga Benfica.
Talenti portugez, u bë lojtari i tretë më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke u renditur menjëherë pas Neymar dhe Kylian Mbappe.
Në top dhjetë transferimet më të shtrenjta në futboll, ka hyrë edhe Eden Hazard, që nga Chelsea iu bashkua Real Madridit, e po ashtu edhe Antoine Griezmann, që la Atletico Madridin për Barcelonën.
‘Goal.com’ ka bërë një listë me transferimet më të shtrenjta në histori të futbollit.
Jemi vetëm në gjysmën e afatit kalimtar, dhe kjo listë edhe mund të pësojë ndryshime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.