×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë 25 skuadrat që e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm

    Reporteri
    30 Maj 2023 | 8:29

    Sezoni 2022/23 në ligat kryesore po shkon drejt fundit, teksa në Ligën e Kampionëve ka mbetur për t’u zhvilluar vetëm edhe finalja e madhe.

    Nga top-pesë ligat kryesore në Evropë, sezoni në Premierligë dhe Bundesligë ka përfunduar, derisa nga një xhiro ka mbetur për t’u zhvilluar edhe në La Liga, Serie A e Ligue 1.

    Por, tashmë dihen disa prej skuadrave që do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

    Në fakt 25 skuadra janë të konfirmuara, teksa kanë mbetur edhe shtatë vende të lira.

    Sezoni i ardhshëm në Ligën e Kampionëve do të fillojë në qershor, fillimisht me ndeshjet kualifikuese.

    Ky do të jetë sezoni i 69-të në histori të kësaj gare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!