×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë fjalët e para të Jose Mourinhos si trajner i Tottenhamit

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 12:02

    Jose Mourinho ka folur fjalët e tij të para pas marrjes së detyrës së trajnerit të klubi anglez, Tottenham Hotspur.


    “Jam i entuziazmuar që bashkohem me një klub me një trashëgimi kaq të madhe dhe mbështetës të tillë pasionant. Cilësia si në skuadër ashtu edhe në akademi më emocionon. Puna me këta lojtarë është ajo që më ka tërhequr”, ka thënë Mourinho pas marrjes së rolit të trajnerit.

    Tottenhami zyrtarizuar emërimin e Mourinhos si trajner të ri, pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos.

    Ndryshe, Mourinho është njëri nga menaxherët më të trofeshëm në botë, pasi që ka fituar 25 trofe të mëdhenj gjatë kohës së tij te Porto, Interi, Chelsea, Real Madrid dhe Manchester Unitedi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!