×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë ndryshimet në tabelën e Superligës pas xhiros së 11’të

    Reporteri
    23 Tetor 2021 | 17:41

    Tashmë kanë përfunduar edhe tri ndeshjet e xhiros së 11’të në Superligën e Kosovës në futboll.

    Gjilani e ka mposhtu minimalisht Feronikelin me golin e shënuar nga Krasniqi në minutën e 67’të të takimit, shkruan Reporteri.net

    Ndeshja e dytë ishte ajo ndërmjet Llapit dhe Dritës, ku gjilanasit e fituan këtë takim me rezultatin final në 1:3, me dy golat e Simonovskit dhe Fazliut, ndërsa golin e nderit për llapjanët e realizoi, Shillova.

    Ndërkaq, në takimin tjetër, Malisheva humbin nga Upliana me rezultatin 1:2.
    Ku golat për skuadrën nga Lipjani i realizuan, Santos dhe Shala, ndërsa Ulluri realizoi për Malisheven.

    Me këto rezultate ndryshoj edhe renditja e skuadrave në tabelë, ku Gjilani merr primatin me 20 pikë, ndjekur nga Drita që ka 19 dhe Ballkani me 18 sosh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!