Teksa nuk kanë përfunduar ende disa ndeshje të “Play Off” në Evropë, 19 Kombëtare e kanë rezervuar biletën për të qenë pjesë e Botërorit të këtij viti, i cili do të mbahet në Katar, përcjell Reporteri.net.
Tashmë dihet se në Botërorin e këtij viti do të mungojë Kombëtarja italiani, ku pësoi dramën më të madhe të saj nga Maqedonia e Veriut, në Palermo të Italisë.
Veç Italisë, për të cilën pas vitit 2018 ky do të jetë Botërori i dytë pa të, po ashtu edhe Austria, Turqia dhe Republika Çeke i kanë dhënë “lamtumirën” këtij kompeticioni.
Ndërkaq, deri më tani 20 kombëtare e kanë bërë gati biletën për të qenë pjesë në “Katar 2022”, por duhet theksuar duhet të zhvillohen edhe përballjet Portugali-Maqedoni e Veriut dhe Poloni-Suedi, për të pasur një tabloid më të qartë të skuadrave.
Lista e Kombëtareve të kualifikuara deri më tani:
Katari, Spanja, Serbia, Anglia, Zvicra, Holanda, Gjermania, Danimarka, Brazili, Franca, Belgjika, Kroacia, Argjentina, Irani, Korea e Jugut, Japonia, Arabia Saudite, Ekuadori, Uruguaji dhe Kanadaja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.