×
  • Sport
  • Sport

    Këto pritet të jenë dy mungesat e mëdha të Realit për sfidën kundër Interit

    Reporteri
    18 Nëntor 2020 | 16:16

    Real Madridi do të jetë pa Sergio Ramos dhe Raphael Varane për sfidën kundër Interit që luhet mesjavën e ardhshme në Ligën e Kampionëve


    Ramos u lëndua mbrëmë në sfidën kundër Gjermanisë dhe la fushën në minutën e 43-të pasi pësoi një tërheqje muskulare, shkruan Reporteri.net

    Edhe Varane njëjtë si spanjolli u lëndua në ndeshje me Francën, ku u zëvendësua në fund të pjesës së parë në ndeshjen kundër Suedisë.

    Reali luan kundër Interit pas një javë, më 25 nëntor dhe Zidane këtë sfidë pritet ta luajë pa dy qendërmbrojtësit kryesor të skuadrës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!