Jadon Sancho thuhet se do të largohet nga Borussia Dortmundi në verën e ardhshme, derisa kërkohet me ngulm nga Manchester United dhe City.
Por, dy klubet nga Liga Premier duhet të hapin arkën, pasi skuadra gjermane kërkon mbi 100 milionë euro për shitjen e 19-vjeçarit.
Daily Mail raporton se Dortmundi është në dijeni se do ta ketë shumë të vështirë ta mbajë në skuadër sulmuesin anglez që ka zgjuar interesimin edhe disa skuadrave tjera evropiane.
Djajtë e Kuq thuhet se është skuadra më e interesuar për transferimin e Sanchos, mirëpo Citizens nuk qëndrojnë larg.
Talenti anglez ishte pjesë e Manchester Cityt deri në vitin 2017, mirëpo në atë verë u largua për 8 milionë euro nga ‘Etihad Stadium’ në drejtim të Dortmundit.
Në garë për Sanchon thuhet se janë edhe klubet si, Bayern Munich, Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Barcelona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.