×
  • Sport
  • Sport

    Khabib dhe Nate Diaz nuk përmbahen, përplasen me njëri-tjetrin para Oktagonit të UFC-së

    Reporteri
    07 Korrik 2019 | 13:43

    Khabib Nurmagomedov dhe Nate Diaz si duket iu janë kthyer rivalitetit të vjetër pasi janë përplasur mbrëmjen e kaluar në ulëset e UFC 239.


    Të dy protagonistët ishin në public në T-Mobile arena në Las Vegas për meçin ndërmjet Jon Jones kundër Thiago Santos dhe Amanda Nunes kundër Holly Holm, shkruan Reporteri.net

    Diaz shkëmbeu fjalë me Khabibin përpara se ‘shqiponja’ u ngrit nga ulësja e tij dhe ishte gati për trazira.

    Por, sigurimi i ‘kafazit’ të UFC reagoi shpejtë dhe i ndau dyshen nga skenat e turpshme që mund të kishin ndodhur.

    Presidenti i UFC, Dana White ka thënë se të dy Khabib dhe Diaz ishin gati të luftonin me njëri-tjetrin edhe në qoftë se do të ishte jashtë oktagonit.

    Ai ka pohuar se gjëra të këqija kanë shkëmbyer yjet ndërmjet vete, por nuk e di se çka saktësisht./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!