×
  • Sport
  • Sport

    Khabib e paralajmëron Mc Gregorin: Hajde në Dubai, veç do të pendohesh

    Reporteri
    02 Korrik 2019 | 23:48

    Kampioni i peshës së lehtë në UFC Khabib Nurmagomedov ka një paralajmërim të thjeshtë për Conor McGregor në prag të rikthimit të tij.


    Nurmagomedov do të ndeshet me Dustin Porier në UFC 242 më 7 shtator në Abu Dhabi ndërkohë që McGregor vazhdon të kërkojë revanshin me rusin.

    “Do të jetë e vështirë të largohet nga Abu Dhabi, nuk do të jetë në New York,” shprehet Khabib duke iu referuar sulmit të famshëm të irlandezit në New York, ku shkaktoi trazira të mëdha.

    “Nëse ka në plan të vijë, ai duhet të ulet e të shohë ndeshjet sepse do të jetë e pamundur të bëjë ndonjë gjë aty.

    “Abu Dhabi nuk është vendi i duhur për rrëmujë. Le të vijë, por sjellja e tij nuk do të tolerohet aty.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!