×
  • Sport
  • Sport

    Khabib tregon se si do të jetë lufta e ardhshme në të cilën nuk do ta ketë pranë babain e tij

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 11:18

    Khabib Nurmagomedov më 24 tetor do të rikthehet në oktagon ku do të përballet me Justin Gaethje në luftën që do luhet në Abu Dhabi


    Kjo ndeshje është e veçantë për Khabibin pasi për herë të parë nuk do ta ketë babain e tij pranë pasi ai vdiq nga Koronavirusi para disa muajsh, shkruan Reporteri.net

    “Shumë njerëz më pyesin se si do të jetë kjo sfidë. Natyrisht që do të jetë e vështirë, mendoj se çdo njeri e ka të vështirë kur humbet babanë e tij. edhe unë jam një njeri dhe më dhemb kjo mungesë e babait tim” ka thënë Khabib.

    Ylli i UFC-së ka bërë të ditur se ky nuk do të jetë dueli i fundit për të dhe se Dana ëhite i ka premtuar atij një surprizë pas këtij dueli.

    “Jo, do të vazhdoj të dueloj edhe pas eventit UFC-254. Kemi disa opsione për të ardhmen, por për ato do të flasim pas duelit. Dana ëhite më ka thënë se pas kësaj sfide ka përgatitur diçka speciale për mua.

    “I kam thënë që të ma bëjë surprizë pas duelit, pasi nuk dua të shpërqendrohem. Ai më premtoi se ka diçka të madhe për mua. Të shohim se çfarë surprize do të jetë,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!