×
  • Sport
  • Sport

    Kiana Kryeziu bëhet skitarja e parë kosovare që fiton medalje ndërkombëtare

    Reporteri
    21 Mars 2021 | 21:02

    Kiana Kryeziu ka hyrë në historinë e skitarisë së Kosovës, duke u bërë skitarja e parë që fiton medalje në një garë ndërkombëtare.


    Kiana është bërë femra e parë që ka fituar medalje në një garë ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë, raporton Express.

    Kryeziu e fitoi medaljen e argjendtë në disiplinën e sllallomit në garën e junioreve, e cila u mbajt sot në Kollashin të Malit të Zi.

    Ajo përfundoi me kohë 2:12.46 minuta.

    Pjesëmarrës në garë ishin 18 garuese, ndërsa 12 prej tyre nuk e përfunduan njërin nga dy lëshimet.

    Bashkë me to ishte edhe kosovarja tjetër Arba Pupovci, që nuk e përfundoi lëshimin e dytë.

    Kiana, 17-vjeçare është zgjedhur këtë vit nga KOK-u pjesë e listës prej 24 bursistëve “Shpresa Olimpike 2021”, që do të marrin bursa mujore gjatë tërë vitit 2021.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!