×
  • Sport
  • Sport

    Kili e eliminon Kolumbinë pas ekzekutimit të penalltive

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 8:26

    Kili është gjysmëfinalisti i radhës në Copa America.


    Kili e ka eliminuar Kolumbinë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, raporton Gazeta Express.

    Koha e rregullt nuk solli asnjë gol dhe gjysmëfinalisti i radhës u desh të mësohet pas ekzekutimit të penalltive.

    Nga pika e bardhë më të saktë u treguan Kili, që triumfuan 5-4.

    James Rodriguez, Edwin Cardona, Juan Cuadrado dhe Yerry Mina shënuan për Kolumbinë nga penalltia, kurse gaboi William Tesillo.

    Derisa për Kilin nuk gabuan asnjë lojtarë; Arturo Vidal, Eduardo Vargas, Erick Pulgar, Charles Aranguiz, Alexis Sanchez.

    Në gjysmëfinale, Kili e pret fituesin e duelit Uruguai – Peru, që zhvillohet sonte nga ora 21:00.

    https://www.youtube.com/watch?v=R0KF4a07zAY

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!