×
  • Sport
  • Sport

    Kili tregon ‘dhëmbët’, shkatërron Japoninë në Kupën e Amerikës

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 8:41

    Kili e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën në Kupën e Amerikës.


    Kampionët në fuqi mposhtën 4-0 përfaqësuesen e Japonisë e cila gjatë gjithë 90 minutave ishte inekzistente në fushë.

    Goleada u hap vetëm pak para fundit të pjesës së parë, kur Eric Pulgar (41 ‘) zhbllokoi rezultatin.

    45 minutëshi i dytë solli tre gola të tjerë, Edu Vargas (54 ‘), Alexis Sanchez (82’) dhe Edu Vargas (83 ‘) të cilët kompletuan një nga rezultatet më të papritura të këtij kompeticioni.

    Kili ndan vendin e parë në grupin C së bashku me Uruguajin që me rezultat të njëjtë mposhtën Ekuadorin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!