Kosova nesër zhvillon njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020, ku do të përballet me Çekinë
Dardanët janë gati që të krijojnë një atmosferë fantastike dhe që t’i japin zemër lojtarëve të Kombëtares për ndeshjen kundër Çekisë, shkruan Reporteri.net
Një grup i tifozëve të Kosovës që jetojnë në Zvicër sot kanë marrë rrugën për në vendlindje vetëm që nesër të jenë prezent në stadiumin Fadil Vokrri.
“Dardanët e Zvicrës” gati për ta përkrahur Kosovën – Marrin rrugë për në vendlindje. Një grup i tifozëve të Kosovës sot kanë marrë rrugë për në vendlindje vetëm për një qëllim, përkrahjen e Kosovës kundër Çekisë,” thuhet në njoftim.
Kujtojmë, që ndeshja Kosovë-Çeki luhet nesër me fillim nga ora 15:00. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.